Merkato Futbolli official website | Members area : Register | Sign in

Arkiva

Gerrard: LK synimi ynë kryesor

e hënë, 13 qershor 2011

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard prej tani ka filluar të mendojë për sezonin e ri pasi ka thënë se kualifikimi i skuadrës së tij për në Ligën e Kampionëve do të jetë synimi kryesor i The Reds.

“Nuk është asgjë më mirë sesa ta udhëheqësh skuadrën drejt fitoreve të disa titujve por unë nuk dua të rrisë këtë duke thënë se patjetër do të ndodhë”.

“Do të ishte një budallëki për t’i rritur pritjet më shumë se që janë”.

“Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve do të jetë synimi ynë kryesor për sezonin e ri. Unë mendoj se është për të gjitha klubet e Premier League”, tha Gerrard

Redknapp: Modric nuk largohet

Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka thënë se klubi i tij nuk është i gatshëm të shesë superyllin, Luka Modric te Chelsea apo United.

“Nëse klube si Manchester United apo Chelsea janë të gatshëm atij t’i mundësojnë futboll në Ligën e Kampionëve dhe një pagë të lartë atëherë ju duhet të jeni shumë naiv për të menduar se ajo nuk do të ndryshojë mendimin e Modrid”.

“Por një gjë është e qartë dhe shefi i klubit nuk është i gatshëm ta shesë atë në këtë gjendje që është tani ku rreth tij janë duke u krijuar shumë spekulime”, tha Redknapp.

Diarra per Melo?

e diel, 12 qershor 2011

Real Madridi është i gatshëm që të ofrojë mesfushorin Lassana Diarra për të transferuar lojtarin e Juventusit, Felipe Melon.

Gazzetta dello Sport tregon se Antonio Conte është duke e shikuar Diarran si një partner i shkëlqyer i Andrea Pirlos në mesfushën Biankonere.

Reali është i gatshëm që të largojë Diarran i cili nuk bën pjesë në planet e Mourinhos.

Raportoher se Mourinho e respekton Melon dhe dëshiron të punojë me të.

Nga Anglia : Inter ne gjurmet e Bendtner

Interi ka shtuar edhe një emër të ri në listën e të dëshiruarve gjatë këtij afati kalimtar veror dhe ai është sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner.

Skysports.com tregon se Interi është shumë afër për të transferuar sulmuesin e Arsenalit i cili vet ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga Emirates, Nicklas Bendtner.

Danezi nuk ka arritur të gjej një vend në formacionin baz të Arsenalit dhe kështu ai është shumë pranë largimit nga klubi londinez ku destinacioni i tij duket të jetë Interi.

Reklamo Ketu

-------------------------------

Football

Football
http://www.facebook.com/pages/-Football-/135929359753466